03.12.2018

Të drejtat e punëtorëve në Britani të Madhe

Për ndihmë konfidenciale

Pavarësisht nga statusi juaj ligjor në Mbretërinë e Bashkuar, është kundër ligjit për punëdhënësin tuaj që të mohojë të drejtat e punëtorëve. Nëse jeni i shqetësuar se të drejtat tuaja nuk respektohen, kontaktoni këto organizata lokale për ndihmë konfidenciale:

Shpresa Programme

+44 20 7511 1586

http://www.shpresaprogramme.com/

Kushdo që punon ne Britani të Madhe ka të drejta ligjore

Kjo perfshin:

  • Të drejt për pagën minimale kombëtare
    Britania e Madhe ka një pagë minimale kombëtare. Që nga 1 prilli 2018, njerëzit e moshës 25 vjeç e lart kanë të drejtë për një page minimale që është £7.83 në orë. Ata të moshave 21 deri në 24 vjeç kanë të drejtë për £7.38 në orë.
  • Të drejt për pushim edhe pushime
    Nëse punoni më shumë se gjashtë orë në ditë, ju keni të drejtë për një pushim prej njëzet minutave. Ju keni të drejtën për një ditë pushimi në javë, ose dy ditë çdo dy javë.
  • Kërkesa ligjore për të zgjedhur 48 + orë punë në javë
    Ju nuk duhet të punoni më shumë se 48 orë në javë, duke përfshirë edhe orët shtesë, nëse nuk keni zgjedhur ta bëni këtë.
  • Regjistrimi I pagesës
    Ju duhet të merrni një fletë që specifikon se sa ditë/ orë ke punuar.
  • Deduksioni I pagesës
    Çdo reduksion në pagën tuaj duhet të jetë e shënuar qartë në fletën tuaj të pagesës. Është e zakonshme që të ketë zbritje për tatimin dhe sigurimet kombëtare. Të tjera zbritje, për shembull për udhëtime apo ushqime, mund të mos jenë të ligjshme.
  • Të drejtat për te punuar ne vendë të sigurt dhe të pastër
    Punëdhënësi juaj ka përgjegjësi ligjore për shëndetin dhe sigurinë tuaj në punë. Duhet tju japi trajnim për shëndetin dhe sigurin, e dhe pajisjet mbrojtëse, pa pagesë.

Arsyet e tjera që mund të dëshironi të kërkoni ndihmë:

  • Dikush ju ka mbajtur dokumentat tuaja të identitetit
  • Jetoni në kushte të vështira
  • Ju keni një sëmundje apo lëndim të patrajtuar
  • Dikush po kontrollon lëvizjet tuaja

GLAA Workers' Rights Pamphlet

Për më shumë informacion, lexoni të Drejtave të Punonjësve nga GLAA këtu.

Partner organisations

Croydon Community Against Trafficking

http://theccat.com/

Croydon Council

https://www.croydon.gov.uk/

Barclays

Croydon Refugee Day Centre

https://croydonrefugeedaycentre.co.uk/

Learn more about human trafficking