Organizata “Different & Equal”
“Different & Equal” (D&E) është një organizatë jofitimprurëse në Shqipëri e përkushtuar për të ofruar shërbime të cilësisë së lartë për mbrojtjen dhe riintegrimin e viktimave të trafikimit, shfrytëzimit dhe abuzimit, si dhe për ndryshimin e kontekstit ligjor, institucional dhe social në kundërpërgjigje të këtyre abuzimeve. “D&E” ofron ndihmë të drejtpërdrejtë riintegrimi për viktimat e trafikimit përmes menaxhimit të rasteve nga një ekip shumëdisiplinor dhe përmes një qasjeje me në qendër viktimën. Në ofrimin e shërbimeve gjithëpërfshirëse dhe afatgjata të riintegrimit (rezidenciale dhe komunitare) përfshihen: kujdesi mjekësor, asistenca psikologjike, këshillimi dhe asistenca ligjore, formimi profesional, përgatitja për vende pune dhe punësim, arsimi dhe rifutja në sistemin shkollor, ndërmjetësimi për çështjet familjare dhe ndihma në krijimin e mbështetjes sociale, orientimi dhe zhvillimi i aftësive të nevojshme për jetën për riintegrim, strehim, monitorim dhe ndjekje afatgjatë.
Tel: +355 (4) 222 18 92
Email: [email protected]
Faqja e internetit: www.differentandequal.org
Qendra “Vatra”
Qendra psiko-sociale “Vatra” është një organizatë jofitimprurëse shqiptare, e cila ofron shërbime të drejtpërdrejta për parandalimin dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore, viktimave të dhunës në familje dhe të gjitha formave të dhunës me bazë gjinore, si dhe dhunën ndaj të miturve. Ne ofrojmë shërbime të ndryshme, duke përfshirë strehim dhe mbështetje për strehim, arsim, qasje në nevojat bazë, si dhe mbështetje ekonomike, psikologjike, mjekësore dhe ligjore.
Tel: + 355 69 88 84 613 (24 orë në ditë, 7 ditë të javës)
Email: [email protected]
http://www.qendravatra.org.al/
Fondacioni “Mary Ward Loreto”
“Mary Ward Loreto” punon në Shqipëri dhe në Mbretërinë e Bashkuar për të ndihmuar personat që janë më vulnerabël ndaj trafikimit të qenieve njerëzore përmes shpëtimit, riintegrimit, rehabilitimit dhe parandalimit. Përveç ofrimit të strehimit të menjëhershëm dhe mbështetjes psikologjike e ligjore për personat e shpëtuar, ne zhvillojmë një sërë programesh për të parandaluar trafikimin në të ardhmen, duke përfshirë fuqizimin ekonomik, arsimin dhe fuqizimin e komunitetit. MWL-ja ka prezencë në gjashtë rajone të Shqipërisë: Tropojë (Kukës), Pukë (Shkodër), Lezhë dhe Rrëshen (Lezhë), Tiranë, Lushnjë dhe Sarandë përmes qendrave të këshillimit dhe shërbimit dhe qendrave rinore. Nëse keni nevojë për mbështetje, mund të na kontaktoni në:
Email: [email protected]
https://marywardloreto.net/contact/